Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Te Kosova janë të bindur, mesazhi "kërcënues" për kundërshtarët e grupit

Shkruar nga NEWSPORT
Te Kosova janë të bindur, mesazhi "kërcënues"

Kosova do të presë në takimin e radhës të Nations League Qipron. Sfida që do të zhvillohet në Prishtinë duke startuar nga ora 20:45 ka për synim vetëm fitoren e të besuarve të Giressen Alain. Objektivi vetëm i përfaqëuses së Kosovës është ruajtja e vendit të dytë.

Në takimin e parë me Qipron, Kosova arriti të fitonte me shifrat 0-2 ku Berisha dhe Zhegrova vendosnin fatin e takimit. Pas humbjes dramatike me Irlandën e Veriut ku rezultati nuk pasqyron aspak lojën e ekipit, stafi dëshiron që ta mbyll me fitore përpara tifozerisë së saj këtë aventurë në Nations League. Për këtë sfidë ka folur dhe tekniku francez i përfaqësueses së Kosovës.

Konferenca për shtyp e trajnerit Giressen Alain:

“Nesër kemi ndeshjen e radhës. Qëllimi është që ta mbajmë vendin e dytë në tabelë. Gjendja aktuale e ekipit është e tillë. Muriq është lënduar ndaj Irlandës së Veriut, nuk e di gjendjen e tij por duhet parë. Amir Rrahmani ka përmisim por ende nuk e dimë a mund të jetë i gatshëm. Për lojtarët e tjerë nuk ka asnjë veçim pasi janë të gatshëm, përjashtojmë lodhjen që është normale pas ndeshjes. Unë mendoj vetëm për gjërat pozitive me lojtarët. Përgatitemi të kemi një rezultat të mirë. Prioriteti ynë është ta fitojmë ndeshjen, por mund të provojmë edhe lojtarë të ri në lojë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga