
Kupa e Botës, veç emocioneve që premton, historikisht ka prodhuar edhe disa yje që janë kthyer në ikona të futbollit. Edhe në Botërorin e Katarit, elementë premtues janë pikasur ku thekosohen dy mesfushorët e Marokut, Amrabat dhe Ounahi. Dyshja ka zgjuar interesin e shumë klubeve që duan shërbimet e tyre në janar.
Azzedine Ounahi luan me Angers në Francë por janari mund t’i hap një dritare të re në karrierë teksa klubet e Premier League janë në gjurmët e tij. Sipas raporteve të Sky Sports, Leicester, Aston Villa dhe Wolves kanë nisur kontaktet e para me Angers për 22 vjeçarin.
Shuma e transferimit mund të shkojë deri në 45 milionë euro. Për marokenin edhe Barcelona po mban shënime teksa largimi i Busquets do të hapte rrugën për një mesfushor të ri.