
Vllaznia do të luajë të shtunën kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën 17-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe atmosfera vijon të jetë mjaft pozitive. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa do të synojë të marrë maksimumin.
Sot, kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Fokusi është te Bekim Balaj, sulmuesi i njohur që pritet me interes të shihet se si do të performojë në fushën e blertë. Me gjasë do të ketë minuta për të, duke rinisur në këtë mënyrë rrugëtimin në kampionatin shqiptar.
Poll