Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Të gjithë me të zeza drejt Shkodrës”, tifozët e TIRANËS japin njoftimin e rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Të gjithë me të zeza drejt Shkodrës”,

Tirana do të luajë të dielën kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Në këtë përballje nuk do të mungojnë as tifozët bardheblu.

Përmes një postimi në kanalin zyrtar, tifo-grupi “Tirona Fanatics” bën me dije se do të jenë të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”. Ata kanë bërë me dije detajet e udhëtimit duke shkruar:

“Të dielën nisemi nga stadiumi “Selman Stërmasi” në orën 13:00 drejt Shkodrës, aty ku luan Tirona! Bileta e udhëtimit kushton 600 lekë…

Shkojmë së bashku për 3 pikët! Ekipi tashmë ka nevojë për mbështetje për sprintin final drejt yllit të tretë në fanelë. Të gjithë drejt Shkodrës, për kryeqytetin. Të gjithë me të zeza!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga