Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Të gjithë kundër trajnerit, por a do ishte ky formacioni ideal i Partizanit?

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë kundër trajnerit, por a do ishte ky formacioni ideal i

Adolfo Sormani dhe e ardhmja e tij te Partizani prej ditësh janë vënë në pikëpyetje. Rezultatet negative dhe sidomos shkëputja e Skënderbeut në tabelën e klasifikimit kanë shtuar tensionin në kampin e kuq. Të gjithë flasin për zgjedhjet e trajnerit, lëvizjet e çuditshme që ai ka praktikuar në fushë me lojtarët dhe për faktin se asnjëherë nuk ka provuar të hedhë në lojë më të mirët.

Duke patur parasysh cilësitë e lojtarëve dhe rolet e tyre natyrale, newsport.al ndërton një formacion të mundshëm të Partizanit, formacion të cilin Sormani vështirë se do ta provoj ndonjëherë duke qenë se Mazrekaj nuk e fal për atë që bëri në verë, Malotën nuk e ka në preferencat e tij ndërkohë që Fejzullahin nuk e sheh si mbrojtës të djathtë duke preferuar Ibrahimin në këtë pozicion.

 

Formacioni i mundshëm i Partizanit me rolet natyrale të lojtarëve  (4-1-3-2)

                      Hoxha

Fejzullahi Malota Atanda Kalari

                 Ramadani  

       Batha Trashi Mazrekaj

           Torrasa Ekuban

Poll

Lexo gjithashtu