
Kur përmendet Champions League, të gjithë emocionohen për kompeticionin më të madh europian të klubeve. Liverpool do të ndeshet me Napolin, kjo është një sfidë e veçantë për Alisson Becker.
Gardiani brazilian kujton atë pritje fantastike ndaj Napolit në vitin që fituan Championsin dhe faktin që do të ndeshet me ish trajnerin e tij te Roma.
Alisson flet mbi takimin: ”Napoli është një kundërshtar që po bën shumë mirë në kampionat. Ato janë rritur shumë në kohët e fundit. Kam punuar me Spalleti nga koha kur isha te Roma. Ai ka ndryshuar shumë ekipin dhe janë një rival që duhet patur kujdes. Ne duhet të japin 100% tonë që të marrim 3 pikët. Jam i emocionuar, pasi ne e duam Champions League, është diçka ndryshe”.