
Kukësi dhe Partizani do të përplasin “brirët” në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 13:30. Një duel mjaft i luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve që kanë detyrim rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej disa javësh.
Një duel që është vlerësuar maksimalisht nga FSHF-ja, e cila ka vendosur edhe për gjyqtarët e sfidës. “Newsport.al” ka mësuar edhe emrat e tyre, ku kryesorë do të jetë Klodian Shahini.
Asistentë të tij Rexhino Mersinasi dhe Gerald Cenolli, teksa arbitër i 4-të është Ditmir Grumci. VAR-i i është besduar Olsion Yzeirajt, ndërsa në Avar do të jetë Idrit Myrtja.
Poll