Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Të "dashuruar" me lojtarët serb, ylli i Real Madrid mund të rikthejë shkëlqimin te Fiorentina

Shkruar nga NEWSPORT
Të "dashuruar" me lojtarët serb, ylli i Real Madrid mund

Me largimin e Dusan Vlahoviç tek Juventus, Fiorentina u hodh në kërkim të një ylli të ri për majën e sulmit. Luka Joviç është sulmuesi më i ri që Fiorentina afroi nga ekipi i Real Madrit me kosto zero. Një yll në Frankfurt që nuk arriti kurrë të shpërthejë në Madrid, Joviç tashmë pritet të rigjejë veten në Itali.

63 milionë euro ishte shifra që u pagua nga Reali i Madrid për shërbimet e 24 vjeçarit serb. Joviç erdhi në Frankfurt pas shkëlqimit që kishte me Benfikën. Dy sezone me gjermanët arriti të shënojë 36 gola në 75 ndeshje.

Pasi u transferua në Madrid Joviç nuk po gjente dot atë pjesë të kënaqësisë që i mungonte dhe arriti të shënojë vetem 2 gola në 32 paraqitje me Realin. Një huazim erdhi për sulmuesin duke e rikthyer në gjermani tek Frankfurt ku përsëri u përshtat me ekipin duke regjistruar 15 ndeshje dhe 4 gola.

Historia e serbit duket se ka marrë një drejtim tjetër duke provuar të luajë në Itali kësaj here. Fiorentina do të jetë aventura e tij e re. Ekipi italian duket i “dashuruar” me sulmuesit serb. Dusan Vlahoviç arriti të lërë gjurmë tek violët, në 4 sezone arriti të shënojë 44 gola. Luka Joviç pritet të ketë të njëjtin impakt te sulmi i Fiorentinës, serbi ka regjistruar me kombëtaren 26 ndeshje dhe 9 gola.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga