
Bayern Munich ka nisur të mendojë për merkaton e verës. Drejtuesit kanë nisur punën prje kohës për të planifikuar gjithçka për sezonin e ri dhe për të mos i lënë asgjë rastësisë.
Joshua Kimmich është një nga lojtarët që përflitet lart e poshtë për një largim nga Munich. Për të ka disa klube “big” që janë të interesuara dhe për këtë drejtuesit bavarez po punojnë për të zgjidhur të ardhmen e futbollistit.
Po punohet shumë për të binudr 29-vjeçarin për të rinovuar kontratën, i cili shihet si lideri kryesorë i ekipit për sezonin e ri. Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl theksoi se mund ta bindin Kimmich të vijojë aventurën në Mynih, por tha se për momentin lojtari është në pritje të emrit të trajnerit të ri dhe më pas të vendosë.
“Nëse Kimmich kërkon të qëndrojë me ne, atëherë edhe ne këtë kërkojmë. Ne do të na pëlqente që këtë çështje ta mbyllnim para fundit të muajit prill. E vërteta është se Kimmich na e ka bërë të qartë se kërkon të dijë emrin e trajnerit të ri para se të vendosë. Ne presim për vendimin e tij, fjala e fundit i takon Kimmich”, u shpreh Eberl.