Vllaznia është rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat, teksa në dy sfidat e fundit ia ka dalë të sigurojë 6 pikë. Shkodranët do ta mbyllin këtë vit në shtëpinë e tyre, teksa do të presin në “Loro Boriçi” skuadrën e Skënderbeut.
Një duel mjaft i rëndësishëm dhe i vështirë për kuqeblutë, të cilët ditën e premte do të synojnë një tjetër 3 pikësh. Gjithashtu shkodranët kërkojnë edhe mbështetjen e tufifozëve.
Drejtuesit kanë menduar që të ardhurat që do të fitojë klubi nga shitja e biletave do të dhurohen. Ata do të shkojnë për në Shtëpinë e të Moshuarve dhe Shtëpinë e Fëmijës. Një gjest fantastike nga kuqeblutë para festave të fundvitit.
"Dhuro 
!


Ku ka më bukur se të festohet mbyllja e vitit me vllaznit 
në mitikun "Loro Borici". Për më tepër duke dhuruar për shtresat në nevojë me rastin e festave të fundvitit. Pikërisht për këtë arsye, KF Vllaznia fton të gjithë tifozët kuqeblu për të qenë të pranishëm në stadium ditën e premte në orën 17:00 për ndeshjen me Skënderbeun, e fundit e këtij viti dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të saj do të shkojnë për Shtëpinë e të Moshuarve dhe Shtëpinë e Fëmijës.


Prandaj, Eja edhe Ti! Për Vllazninë dhe për të dhuruar! Gëzojmë së bashku!", shkruan klubi kuqeblu.
Poll