Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Tashmë është zyrtare, Armend DALLKU largohet nga kryeqyteti

Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë është zyrtare, Armend DALLKU largohet nga kryeqyteti

Armend Dallku s'do të jetë më trajner i Prishtinës. Klubi i Superligës së Kosovës, përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ka bërë me dije që është ndërprerë bashkëpunimi me ish-mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Ata e falënderojnë për punën e bërë dhe i urojnë suksese në karrierën si trajner.

"Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun.

Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës.

Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.

Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare.

Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës.

FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës", thuhej në njoftimin e klubit kosovar.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga