Xavi Simons po kalon një moment të mirë këtë sezon me PSV në Hollandë. 19-vjeçari shihet me shumë perspektivë dhe konsiderohet e ardhmja e Holandës. Më parë ka qenë pjesë e PSG dhe shkoi me parametra zero verën e shkuar në Hollandë. Këtë vit ai ka shpërthyer me PSV nën drejtimin e Ruud Van Nistelrooy.
Në mediat hollandeze ka patur shumë lajme mbi të ardhmen e Xavi Simons nëse ai do të largohet në fund të sezonit apo jo. Për ESPN Lazio mund të ndërhyjë për të përfituar shërbimet e mesfushorit.
Lacialëve ju duhet një lojtar që bashkëpunojë në fazëvn ofensive me Felipe Anderson dhe Zaccagnin. Tare mund të hidhet në sulm për talentin hollandez ashtu siç ka bërë shpesh me shumë lojtarë të rinjë me perspektivë që kanë qenë pjesë e Lazio.