
Paolo Maldini do të vazhdojë të jetë drejtori sportiv i Milanit edhe për dy sezonet e ardhshme. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë legjenda e kuqezinjve, i cili pasi doli nga “Casa Milan” është shprehur për gazetarët që do të vazhdojë të punojë me Milanin.
“Çdo gjë është shumë mirë, ne kemi rinovuar. Ne jemi të lumtur këtu dhe tani do të mendojmë për sezonin, një e ardhme gjithmonë fituese. Çfarë do të ndodhë me Milanin? Na mbetet vetëm të shohim. E nisëm pak vonë, por jemi sërish këtu”, ishin fjalët e Maldinit.
Së bashku me të ka rinovuar edhe Frederik Masara dhe të dy se bashku do të fillojnë nga puna për merkaton e Milanit, që sezonin e shkuar, u shpall ekipi kampion në Serie A.
Poll