Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Takaj tregon pse largoi Agostinelin dhe zgjodhi Dajën, "thumbon" Partizanin dhe zbulon të ardhmen e Latifit

Shkruar nga NEWSPORT
Takaj tregon pse largoi Agostinelin dhe zgjodhi Dajën, "thumbon"

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj në konferencën për shtyp zhvilluar sot foli për ndryshimin e bërë në stolin e trajnerëve, ku klubi korçar zyrtarizoi Ilir Dajën, pas shkarkimit të italianit Andrea Agostinellit. Intervista është publikuar në faqen zyrtare të klubit korçar në internet. Në fakt kjo ishte hera e parë në këto 5 vite që Kampionët e Shqipërisë ndryshojnë trajner në mes të sezonit.

AGOSTINELI – “Disa javë më parë i dhashë një tjetër shans trajnerit që loja dhe pikët e skuadrës në renditje të ndryshonin. Për fat të keq gjërat nuk shkuan mirë. Objektivi ynë është vetëm titulli kampion dhe nuk po e kisha më këtë siguri. Sigurisht që dhe lojtarët kanë pjesën e tyre të fajit, por siç ndodh në të tilla raste trajneri e pëson. Respekt për punën e Agostinelit, nga pikëpamja njerëzore ishte një njeri i shkëlqyer.”

ILIR DAJA – “Daja është trajner i afirmuar. E kam studiuar me vëmendje. Është madje dhe trajner fitues sepse ka dy kampionate mbi shpinë me Elbasanin dhe me Dinamon. Mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Po, mu servirën disa trajnerë, madje dhe të huaj. Ish-trajneri i Rapidit të Vjenës, Pakult ishte një prej tyre, por doja një trajner që e njeh ambientin dhe kampionatin.”

MERKATO – “Edhe nëse do ishim më mirë me pikë, do të ndërhynim në merkato. Kemi një listë me lojtarë dhe kemi disa ditë që i shohim me trajnerin e ri. Latifi? Mendoj se do të qëndrojë deri në muajin Qershor. Nëse sigurisht vjen një ofertë e parezistueshme mund të largohet. Qënien apo jo të një lojtari në ekip e përcakton tregu. Është e pashmangshme të shesësh lojtarë, sepse kështu vijnë të ardhurat për të blerë lojtarë të tjerë.”

BONIFACE – “Boniface ishte lojtar i yni me kontratë. E lamë të lirë pasi dhe në Kosovë nuk po bënte atë që pritej. Koha do të tregojë nëse kemi bërë mirë apo gabim që kemi bërë një zgjedhje të tillë. Nga ana tjetër nuk dua t’i komentoj deklaratat e Partizanit. Kam bindjen e plotë që Partizani e konsideron trofe më vete kur mund Skëndërbeun, ndërsa ne mendojmë vetëm titullin. Ai është trofeu ynë”, deklaroi presidenti i Skënderbeut në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të trajnerit Ilir Daja në krye të stolit të korçarëve.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga