Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sylvinho i beson “Portierit më të Mirë”, Alen Sherri nderon Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho i beson “Portierit më të Mirë”, Alen Sherri

Alen Sherri është bashkuar me Kombëtaren e Shqipërisë për miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë. Gardiani i Egnatias është i vetmi në listën e përfaqësueses kuqezi, që vjen nga Superiorja.

Elita e futbollit shqiptar ka lojtarë të grumbulluar te kombëtaret e moshave, por nuk kishte asnjë te ekipi i parë. Sherri u bë pjesë e Kombëtares së madhe pas shqetësimeve që shfaqi Etrit Berisha.

Portieri i Egnatias është ndër lojtarët kyç te klubi i tij, që mban vendin e parë pas 28 javësh kampionat. 26-vjeçari ia ka dalë mbajë portën e paprekur për 9 ndeshje, teksa te 18 të tjerat ku është aktivizuar ka pësuar 29 gola.

Alen Sherri spikati vitin e kaluar ku u shpall dhe “Portieri i Vitit” në Shqipëri. Me Egnatian ia doli që të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe të luajë në fazën “play-off” për klube në Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga