Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Supersfida e javës në Serie A, Mourinho dhe Allegri gradojnë titullarët, FORMACIONET ZYRTARE në Roma – Juventus

Shkruar nga NEWSPORT
Supersfida e javës në Serie A, Mourinho dhe Allegri gradojnë

Roma dhe Juventusi do të përballen sonte në Olimpico në orën 20:45 për javën e 25-të të Serie A. Dy ekipet duan fitoren për të arritur objektivat e tyre.

Mourinho, i cili rikthehet në stol pas heqjes së skualifikimit, ka zgjedhur të luajë me Dybalan si 9-sh fals nga minuta e parë me Wijnaldum dhe kapitenin Pellegrini pas tij.

Allegri konfirmon pothuajse të gjithë formacionin kundër Torinos, me mbrojtjen braziliane me tre lojtarë dhe Cuadrado-Kostic në krahë. Pogba është ende në stol ndërsa në sulm, Di Maria me Vlahovic. Ndryshimi i vetëm në krahasim me derbin është Locatelli në vend të Barrenechea.

Formacionet Zyrtare:

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zalewski, Cristante, Matic, Spinazzola; Wijnaldum, Pellegrini; Dybala. Trajner: Jose Mourinho.

Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic. Trajner: Massimiliano Allegri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga