
Teksa kanë mbetur dhe pak ditë që Superiorja të startojë, problem mbetet topi zyrtar, i pacaktuar nga FSHF-ja për sezonin e ri. Skuadrat e Superiores i zhvillojnë seancat stërvitore me topa të ndryshëm, jo me një top të përcaktuar nga FSHF-ja. Ndryshe nga sezonet e tjera, këtë vit ekipet e Superiores nuk kanë akoma një top zyrtar. Në ditët në vijim pritet edhe të përcaktohet edhe sponsori teknik i sferës së blertë që me shumë gjasa do të jetë "Macron", ashtu si disa skuadra edhe janë veshur.
Poll