Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Superiore U-21/ “Paqe” në duelin e titullit, Tirana fiton derbin mes 9 golave, spektakël në kampionatin e moshave (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT

Është mbyllur ditën e sotme java e 20-të e Superiores për 21 vjeçarët, një javë që ka prodhuar lumë golash, plot 26 të tillë në 5 ndeshje të luajtura në tre ditë.

Të shtunën u luajt supersfida e javës mes Bylisit të vendit të parë dhe Vllaznisë ndjekëse. Sfida përfundoi në barazim 1-1 duke mos patur rokadë në krye. Të dielën u luajtën dy ndeshje të tjera ku Egnatia mposhti Kukësin në shtëpi me rezultatin 5-2 ndërsa Teuta fitoi në transfertë 2-3 me Apoloninë.

Sot dy sfida të tjera të bukura i dhanë fund javës teksa Partizani fitoi ndaj Korabit në transfertë 1-2, ndërsa derbi mes Tiranës dhe Dinamos dhuroi një show të vërtetë golash ku bardheblutë fituan 5-4.

Rezultatet:

Bylis 1-1 Vllaznia

Shënues: Doi 11’ / Pjeshka 51’

Apolonia 2-3 Teuta

Shënues: Kacanolli 55’, Çakaj 90’ / Oshafi 38’, Tepshi 53’, Bebeziqi 86’

Egnatia 5-2 Kukësi

Shënues: Ayinde 43’, Morina 45’, 48’, 54’, 78’ / Hilaj 50’, Gjoshi 65’

Korabi 1-2 Partizani

Shënues: Keko 45+1’/ Birçaj 41’, Hodo 45+3’

Tirana 5-4 Dinamo

Shënues: Kendella 5’, 22’, Ahmetaj 18’, 90’, Kalemi 41’/ Alushi 30’, 49’, Garo 39’, Hasa 68’

Renditja:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga