Superioja një pistë e mundshme, Rubin Hebaj largohet me “Topin e Artë” nga Uzbekistani
Shkruar nga NEWSPORT
Rubin Hebaj ka përfunduar aventurën e tij me klubin e Andijan në Uzbekistan. Atje ia doli të fitojë dhe “Topin e Artë” duke qenë “Futbollisti i Vitit 2023”.
Mbetet të shihet ku do jetë aventura e re për 25-vjeçarin. Sulmuesi do të ishte transferimi i duhur për sulmin e çdo ekipi të Superiores, megjithatë vështirë të rikthehet në Shqipëri.
Shtatlarti shkodran spikati jashtë vendit dhe me shumë gjasa po shihet tregu i huaj. Kujtojmë se më parë në Superiore ka luajtur për Vllazninë, Partizanin dhe Teutën.