U prezantua vetëm pak ditë më parë nga Federata e Futbollit të Kosovës, ndërsa sot ka nisur të vihet në zbatim projekti për stadiumin e ri. Gazeta "Olle" raporton se mjetet e rënda kanë shkuar pikërisht në vendin ku do të ngrihet shtëpia e futbollit kosovar. Kosto e tij është rreth 50 milionë euro. Stadiumi i ri Kombëtar pritet të përfundojë në fund të vitit 2021.
Një investim gjigant për futbollin e Kosovës që duhet thënë se po ecën me hapa galopantë. Me një përfaqësuese mjaft premtuese, tashmë po investohet në infrastrukturë. Pasi përfundoi restaurimi i stadiumit "Fadil Vokrrit", një impiant i ri gjigant do të nisë të ngrihet për t'i shërbyer futbollit kosovar.

Poll