Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Super premio për fitoren e 13-të radhazi, në Kamzë bëhen gati për festë

Shkruar nga NEWSPORT
Super premio për fitoren e 13-të radhazi, në Kamzë

Java e 13-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet ditën e sotme, ndërsa Kamza udhëton drejt Shijakut për t'u përballur me Erzenin.

Një sfidë delikate dhe e vështirë për të besuarit e trajnerit Bedar Devolli.

Në 12 javë kampionat, Kamza ka 12 fitore. Një rekord më vete! Kundër Erzenit, ekipi që kryeson Grupin A në Kategorinë e Parë do të kërkojë të 13-tën radhazi.

Drejtuesit e klubit të Kamzës mësohet se kanë vendosur një shpërblim të majmë financiar në rast fitoreje ndaj Erzenit. Një motivim më shumë për lojtarët e Kamzës për ta mbyllur këtë vit kalendarik në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndeshja Erzeni-Kamza do të luhet në orën 13:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga