
Real Madrid, Juventus dhe Barcelona kanë marrë një goditje të rëndë sot. UEFA ka fituar Apelin në gjyqin kundër Super League evropiane, të propozuara fillimisht nga tre klubet më sipër, të cilat i kanë mbetur besnike edhe sot idesë.
Gjykata e Apelit në Madrid ka vendosur në favor të UEFA, me organizmin evropian të futbollit që ka të drejtën e sanksioneve për këto klube. Nëse një vit më parë Real Madrid, Barça dhe Juventus fituan të drejtën për mos pasur sanksione, situata ka ndryshuar.
Tanimë pritet të shihet nëse UEFA do marrë masa për idenë e Super League, që në thelb kishte një kompeticon me skuadrat më të forta në Evropë, jo nën kontrollin e UEFA-s.
Poll