
Kaina Nunes ishte një nga afrimet e Tiranës në këtë merkato vere. Ish sulmuesi i Vllaznisë duket i lumtur në kryeqytet dhe këtë tashmë e tregon në rrjetet sociale.
Ai ka bërë një postim ku shfaqet i qeshur teksa mban veshur fanelën bardheblu. Shtatlarti është i motivuar dhe premton se do të japë maksimumin për klubin më të titulluar në Shqipëri.
Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Kaina Nunes shkruante: “Duke filluar një fazë të re në jetën time. Jam shumë i lumtur dhe i motivuar, shumë i përgatitur për të arritur të gjitha objektivat e këtij klubi të madh, KF Tirana”.
Pritet të shihet se si do të jetë aventura e këtij lojtari me fanelën e Tiranës, teksa vjet me Vllazninë u aktivizua në 33 ndeshje duke shënuar 4 gola si dhe 3 asiste.