
Në transfertën me West Bromwich Albion, skuadra e Jurgen Klop, Liverpool, ka marrë një rezultat zhgënjyes 2-2, për më tepër duke kaluar në avantazh të dyfishtë.
Megjithatë kjo sfidë ka patur edhe një garë individuale për sulmuesin e "të kuqve", Danny Ings, i cili në minutën e 4 të takimit ka arritur të shënojë gol pas plot 930-të ditësh.
Vlen për t'u përmendur fakti që 25 vjecari në dy vitet e fundit nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, duke patur shumë lëndime fizike. Dy gola të pësuar në fundin e lojës, nuk janë aspak lajm i mirë për të besuarit e trajnerit gjerman, që në sfidën e radhës do të ketë përballë Romën për gjysmëfinalen e parë të Champions League.
Poll