Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Sulmuesi i INTERIT rrezikon Botërorin, në Katar s’e lënë të hyjë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i INTERIT rrezikon Botërorin, në Katar s’e

Lautaro Martinez rrezikon seriozisht Botërorin “Qatar 2022”. Sulmuesi argjentinas i Interit nuk mund të hyjë në Katar pasi ka gjyqe të papërfunduara me ish menaxherët e tij. Ai ia ka shitur të drejtat e imazhit një kompanie në Emiratet e Bashkuara, duke e rinovuar marrëveshjen pak para mbërritjes në Itali.

Sipas kontratës, Lautaro nuk mund t’i rimarrë pa përfunduar periudha e parashikuar në kontratë. Është pak a shumë e njëjta panoramë sikurse ndodhi me Dybala-në vite më parë, kur transferimi i tij në Angli ishte thuajse i pamundur. Por, veç Botërorit, për lojtarin e Interit ka edhe një tjetër problem madhor.

Siç shkruan “Tuttomercato”, çdo klub i interesuar për shërbimet e Martinez duhet të negociojë dhe me palën e tretë, në këtë rast kompania që ka të drejtat e imazhit të tij. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, pasi në Katar nuk kanë ndërmend të lejojnë askënd që ka ende çështje gjyqësore të papërfunduara.

Lautaro ka pretenduar përfundimin e marrëveshjes. Palët kanë negocionuar për të zgjidhur çështjen pa shkuar në gjykatë. Por, sulmuesi i Interit nuk ka paguar klauzolën prej 10 milionë eurosh siç është e parashikuar në kontratë. Në këtë mënyrë, ai duhet të nxitojë, në të kundërt rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Botëror me përfaqësuesen e Argjentinës.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga