Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Sulmuesi i Erzenit në "shënjestrën" e klubeve të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i Erzenit në "shënjestrën" e klubeve të

Shënoi 22 gola në 25 ndeshje që u aktivizua, duke iu afruar trofeut "Këpuca e Artë" në Kategorinë e Parë. Ermir Rezi te Erzeni ishte një ndër lojtarët më të dalluar dhe që udhëhoqi këtë skuadër për të dalë në Superiore, por gara ishte e fortë dhe nuk ia dolën.

Megjithatë, lojtari i talentuar që luan në sulm tashmë është në qendër të vëmendjes nga klube të ndryshme të Superiores. Kërkohet në Laç, Gjirokastër dhe Peshkopi, por nuk kanë fshehur interesin e tyre dhe skuadrat që militojnë në të Parën dhe që sezonin e ardhshëm duan që të rikthehen në Superiore.

Në karrierën e tij ai ka luajtur për Teutën, Elbasanin, Dinamon dhe Erzenin, ndërsa këtë sezon pritet që të provojë një eksperiencë të re, ku edhe dëshira e lojtarit është që të luajë në Superiore, pasi aty e ka nisur karrierën me Teutën.

https://www.youtube.com/watch?v=iaMfVuohPXk

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga