
Pogradeci
Pogradeci arriti një kualifikim fantastik ndaj Besës së Kavajës të hënën. Skuadra liqenore triufmoi në “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 1-0 falë supergolit të Festim Alidemës nga goditja e dënimit.
Në prag të sfidës finale ndaj Tiranës, Pogradeci është tepër i motivuar, gjë që e ka shprehur dhe në faqen zyrtare të klubit.
“Ëndrra vazhdon !! Një ndeshje që do të jetë gjithmonë e ngulitur fort në zemrat dhe mendjet e pogradecarëve. Falenderimet shkojnë për gjithë tifozët që mbushën stadiumin "Elbasan Arena". Një finale na pret dhe finalet janë gjithmonë të bukura”, shkruan ekipi liqenor.
Pogradeci do të sfidojë Tiranën në finalen e Play Off-it për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.
Poll