Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sulmi shkodran nderon Vllazninë, dyshja Balaj dhe Gruda “kërcënojnë” Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi shkodran nderon Vllazninë, dyshja Balaj dhe Gruda

Vllaznia po kalon formën më të mirë në Superiore, pasi regjistron 5 fitore radhazi. Dhe padyshim që meritë të madhe për këtë ka dhe sulmi. Dyshja Bekim Balaj dhe Ildi Gruda kanë bërë më mirë se çdo dyshe tjetër sulmuese.

Vllaznia ka gëzuar plot 17 gola pas 20 javëve kampionat, nga dy shkodranët. 11 gola ka shënuar Balaj që është golashënuesi i Superiores dhe 6 të tjerë Gruda. Ky i fundit u transferua këtë sezon, pasi përfundoi bashkëpunimin me Teutën.

E gjithë Superiorja ndjehet e “kërcënuar”, pasi asnjë skuadër tjetër nuk e ka një dyshe të tillë. Ndeshjen e radhës Vllaznia e luan përballë Partizanit në stadiumin “Loro Boriçi”. Më 28 janar ora 17:00, kuqeblutë do kërkojnë të barazojnë me pikë kampionët në fuqi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga