Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sulmi qarkullon 450 mijë euro, Florent Hasani dhe Jurgens Montenegro diktojnë merkaton e dimrit

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi qarkullon 450 mijë euro, Florent Hasani dhe Jurgens Montenegro

Merkato e dimrit solli lëvizje të shumta në Superiore. Dy prej tyre kushtuan më shumë dhe diktuan merkaton. Tirana ishte kryefjalë në dalje dhe Egnatia në hyrje.

Kështu te Tirana u realizua transferimi më i shtrenjtë për këtë merkato. Hasani u largua te Rapidi i Bukureshtit për 300 mijë euro në dhjetor.

Në anën tjetër Egnatia mbahet për afrimin, që i kushtoi më së shumti krahasuar me klubet e tjera. Jurgens Montenegro u mor nga Kosta Rika për shumën e 150 mijë eurove.

450 mijë euro të qarkulluara në total, që nuk janë pak për tregun shqiptar. Si Tirana dhe Egnatia ndodhen në zonën e “final 4”. Rrogozhinasit kryesojnë, ndërsa bardheblutë mbajnë vendin e tretë. Ky rivalitet nisi në fillim të sezonit dhe vazhdon të jetë i pranishëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga