
Sulejman Starova ka folur pas ndeshjes me Laçin. Tekniku i ri i Partizanit u shpreh i kënaqur me atë që lojtarët bënë në fushën e lojës, por gjithashtu ai theksoi që triumfi i sotëm i jep garanci ekipit për takimet e ardhshme. Starova deklaroi që edhe fusha ishte në kushte optimale, pasi ndeshja ishte me një ritëm të kënaqshëm nga të dy ekipet.
"Bëmë një ndeshje të mirë me Laçin. Dua të falënderoj fushën sepse siç e patë u bë një lojë e mirë në këto kushte të mira. Gjithashtu dua të them që kjo fitore na jep garanci për të ardhmen për të përgatitur ndeshjet e ardhshme.
Laçi fushë e vështirë? Unë nuk dua të hy fare te fusha e Laçit. Ata kanë luajtur edhe me skuadra të tjera në fushën e tyre si Kukësi etj, por dua të theksoj lojën e mirë të ekipit tim. Mendoj që skuadra i bëri të gjitha ato që unë i kisha udhëzuar para fillimit të takimit", deklaroi Sulejman Starova për Supersport.