
Suksesi në Wimbledon ka ngritur në qiell të shtatë tenistin spanjoll Carlos Alcaraz, me këtë të fundit që mposhti në finale rivalin e tij serb Novak Djokovic.
Një sukses i merituar për 20 vjeçarin, i cili tashmë ka bërë që të krijohet një debat i madh lidhur me epitetin e më të mirit në botë në tenis, ndërsa nuk kanë munguar as krahasimet me kampionët absolut si Rodger Federer, Rafael Nadal dhe Djokovic.
Megjithatë, Alcaraz nuk preferon të nxitohet duke qëndruar me këmbë në tokë, duke deklaruar se nuk është momenti i duhur për të vazhduar me të tilla diskutime në opinionin publik. Në një intervistë për CNN, ai deklaron se është diçka e bukur kur njerëzit flasin gjëra të tilla, por sipas tij, Djokovic dhe Nadal vazhdojnë të jenë në lartësinë e duhur.
“Në të ardhmen mund të flasim për këto gjëra, ndoshta në vitet në vazhdim, por tani nuk është momenti i duhur”, sqaroi ai fillimisht për zërat që qarkullonin mbi krahasimet e bëra.
Sa i përket suksesit në finale, ai shpjegoi se gjithçka erdhi si pasojë e një pune intensive dhe një përgatitje të madhe. “Isha i përgatitur mendërisht dhe ishte një ndjesi totalisht ndryshe para dhe gjatë ndeshjes. Kisha mundësi të përballoja të gjithë presionin edhe më mirë se në French Open. Fizikisht, isha tashmë i përgatitur për të luajtur këtë lloj ndeshjeje, e cila të jepte ndjesinë e një maratone. Jam vërtetë krenar që luaj në këtë nivel, ku luajta për pëse orë përballë një legjende”, përfundoi ai.