
Erbim Fagu mori sot triumfin e parë me Tiranën. Duke eleminuar Teutën nga çerekfinalja e Kupës, Fagu festoi triumfin e parë në krye të bardhebluve. Takimi i radhës nuk vonon shumë, pasi të dielën më 10 mars ora 17:00 do të luajë kundër Egnatias.
Fagu kërkon ta bëjë “sefte” dhe në kampionatin shqiptar. Kjo pasi trajneri i bardhebluve akoma nuk ka fituar ndeshjen e parë në Superiore.
Lojtarët janë të motivuar, ndërsa kërkohet një sforco. Egnatia sjell kujtime të bukura, pasi ndeshja e fundit mes tyre në Superiore është fituar 0 me 5. Takimi i radhës ndërkohë pritet të luhet në “Elbasan Arena”.
Poll