
Ballkani siguroi për herë të dytë kualifikimin në grupet e Conference League. Një sukses i jashtëzakonshëm për kampionët e Kosovës, të cilët dot mbajnë lart flamurin shqiptar në Europë.
Për kualifikimin në grupe të të besuarve të Ilir Dajës ka bërë një postim në rrjetet sociale edhe Tifozët Kuq e Zi.
“Urime FC Ballkani nga Suhareka, ekipit shqiptar që po korr suksese në arenën ndërkombëtare të futbollit, duke shkruar kapituj të rinj dhe të artë.
Kualifikimi në fazën e grupeve të “Conference League” me lojtarë nga çdo cep i trevave shqiptare për të dytin vit radhazi, është dëshmi që suksesi mund të arrihet me “produkte” vendore kur në krye të ekipit ke profesionistë të vërtetë.
Kjo arritje e bën krenare jo vetëm Suharekën, por gjithë shqiptarinë! Shumë suksese në vazhdim!”, ka shkruar tifoz grupi i kombëtares.