
Neësport.al njoftoi dje për ndëshkimin që Charles Atsina kishte marrë nga klubi i Vllanzisë për shkak të mungesës së korrektesës lidhur me pushimet që futbollisti ka marrë në muajin janar.
Ai duhej të kthehej në datën 4 janar në Shkodër, ndërkohë që është kthyer në datën 10. Kjo ka bërë që klubi të marrë një masë të rëndë ndaj sulmuesit, e cila ka qenë një gjobë e majme që është depozituar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Kalimi i ganezit te Vllaznia B dhe së fundmi gjoba duket se kanë bërë që Atsina të shohë si zgjidhje largimin nga kampi shkodran. Duke parë se për të nuk ka më vend në ekip pas afrimit të Xhevahir Sukajt, zgjidhja më e mirë është shkëputja e bashkëpunimit mes palëve.
Kjo gjë po diskutohet nga të dyja palët, pasi sulmuesi ganez ka shfaqur pakënaqësinë për lëvizjet e fundit që janë zhvilluar në kampin shkodran, duke lënë të kuptohet se këto janë ditët e fundit që ganezi po kalon në shkodër.