Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Struga lë pas “hidhërimin” e Europës, Shpëtim Duro merr fitore bindëse

Shkruar nga NEWSPORT
Struga lë pas “hidhërimin” e Europës, Shpëtim

Struga ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit maqedonas, por ndeshjen e 3-të për ta, pasi ndeshjet e Strugës janë shtyrë për shkak të prokupimit europian.

Ekipi shqiptar priti në shtëpi kundërshtarët e Tikves. Një ndeshje që u dominua nga të besuarit e Shpëtim Duros nga fillimi e deri në fund. Një dominim që u shpërblye me fitoren 3-1.

Golat e ndeshjes u shënuan që në pjesën e parë. Rrugën e rrjetës për Strugën e gjeti dy herë Ibraimi dhe një herë Radeski. Teksa për Tikves golin e shënoi Ibishi.

Në këtë mënyrë ekipi i Shpëtim Duros merr 3 pikëshin e radhës, ku në tre ndeshje ka mbledhur 6 pikë. Një fitore që i heq ekipit “hidhërimin” e eliminimit nga Play-Off i Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga