Një frakturë në brinjë po i sjell shumë probleme Rafael Nadalit. Tenisti i njohur do të qëndrojë jashtë fushës së tenisit, katër deri në gjashtë javë.
Ai pësoi këtë dëmtim në gjysmëfinalen e Indian Ëells, ku ia doli të mundë Carlos Alcaraz. Si pasojë, luajtja në finale për të u kthye në një mision të pamundur.
Ky dëmtim vjen në një periudhë që nuk duhej, pasi përpara janë mjaft kompeticione të rëndësishme. E sigurtë është mungesa në Montecarlo dhe Barcelonë, sakaq në dyshim është pjesëmarrja në French Open.
Tenisti spanjoll, pavarësisht viteve që kalojnë, mbetet një nga më të mirët. Arritjet e tij në këtë sport kanë qenë të jashtëzakonshme, me 35 vjeccarin që ka fituar prej kohësh zemrën e shumë tifozëve të tenisit.