
Zlatan Ibrahimovic do të jetë gati për derbin ndaj Interit të dielën mbrëma. Sulmuesi suedez mungoi në sfidën ndaj Hellas Veronës ku kuqezinjtë u ndalën në barazim 1-1.
Ditën e sotme Ibra ka kryer sërish stërvitje të diferencuar, por rikthimi I I tij me grupin është projektuar për stërvitjen e nesërme.
Në klub janë të bindur se sulmuesi ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë në fushë në derbin ndaj Interit. Një lajm mjaft pozitiv për trajnerin Pioli, por edhe për të gjithë tifozët pasi suedezi është kthyer menjëherë në një lojtar deçiziv për Milanin. Me skuadrën gjithashtu janë bashkuar edhe Conti, Kjaer dhe Biglia që do të jetë gati për supersfidën e së dielës.
Poll