Ylber Ramadani
Ylber Ramadani shënoi një nga golat e Leçes në fitoren 2-0 ndaj Cagliarit. Mesfushori shqiptar gjeti rrugën e rrjetës pas një gjuajtje nga distance në minutën e 76-të.
Një gol me dedikim special për shqiptarin. Lideri i Kombëtares shqiptare ia kadedikuar gruas së tij, e cila është në pritje të ëmbël, me Ramadanin që pret të bëhet sërish baba, teksa ka dhe një gocë.
“Ia dedikoj golin gruas sime, sepse është shtatzënë dhe po e presim një fëmijë. Jam shumë i lumtur për këtë moment personal dhe për ekipin. Lufta për mbijetesë po bëhet gjithnjë e më e vështirë, çdo ndeshje është si finale për ne. Duhet të vazhdojmë kështu, me përqendrim maksimal dhe sakrificë deri në fund”, ka theksuar Ramadani.
Poll
