Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

FOTO/ 2 futbollistë dhe trajneri, Pogradeci “zapton” vendet në formacionin e javës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ 2 futbollistë dhe trajneri, Pogradeci “zapton” vendet
Pogradeci

Pogradeci po bën paraqitje mjaft pozitive në këtë sezon, duke “luftuar” kështu “dhëmbë për dhëmbë” me Skënderbeun e Laçin për 2 vendet e para në klasifikim. Emiliano Çela ka gjetur kështu edhe “çelësin” e suksesit te kjo skuadër, e cila po ia del shumë mirë të marrë rezultate pozitive në kampionat.

Kjo falë trajnerit dhe jo vetëm, pasi edhe futbollistët po përgjigjen siç duhet në fushën e lojës. Dhe jo më kot që javë pas jave po përzgjidhen edhe në formacionin më të mirë në Kategorinë e Parë.

Kështu mes më të mirëve të javës së 22-të ishin 2 futbollistë dhe trajneri Çela. Portieri i liqenorëve, Marin Stanic dhe mesfushori Paolo Kasmollari shkëlqyen me paraqitjet e tyre, duke marrë vëmendjen e të gjithëve në fushën e lojës.

Padiskutim që klubi i Pogradecit “krenohet” me të tijtë, teksa ka ripostuar në “insta-Story” postimin e FSHF-së me formacionin më të mirë të javës sëe 22-të, duke bërë kështu “tag” Çelën dhe dy futbollistët.

FOTO/ 2 futbollistë dhe trajneri, Pogradeci “zapton” vendet
 

 

Poll

Lexo gjithashtu