
Partizani ka zbarkuar ditën e sotme në Durrës. Skuadra e kuqe është zhvendosur kështu 1 ditë para nga kryeqyteti, për ndeshjen e nesërme kundër Dinamos.
Newsport.al mëson se të kuqtë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në orën 16:00. Orges Shehi i ka dhënë të tijëve instruksionet e fundit, ndërsa me shumë gjasa ka vendosur dhe “pikat mbi i” për formacionin titullar.
Kujtojmë se sfida me Dinamon luhet në stadiumin “Niko Dovana”, prej orës 17:00. Të kuqtë nuk humbasin derbi prej vitit 2009. Gjithsesi Dinamo e pret Partizanin pas një forme më të mirë në Superiore, teksa kampionët në fuqi gëzojnë vetëm 1 fitore në 11 takimet e fundit.
Poll