Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Stefano Pioli largohet nga Milani, por jo nga Italia

Shkruar nga NEWSPORT
Stefano Pioli largohet nga Milani, por jo nga Italia

Napoli nuk po gjen rehat këtë sezon me trajnerët. Drejtuesit janë në kërkim të një timonieri të ri që mund t’i besojnë skuadrën për sezonin e ri. Në këtë mënyrë a nisur puna, ku disa emra janë në listë.

Antonio Conte është “ëndrra” e napolitanëve, por kjo pistë duket shumë e vështirë për t;u realizuar. Përveç trajnerit italian një kandidat është edhe timonieri aktual i Fiorentinës, Vincenzo Italianon. Ky i fundit pëlqehet shumë nga Aurelio de Lautentiis për shkak të lojës ofensive që zhvillon me skuadrën “vjollcë”.

Por gjithsesi në “pole – position” sipas mediave italiane qëndron Stefano Pioli. Trajneri i Milan nuk e ka të sigurtë qëndrimin e tij te kuqezinjtë për sezonin e ri dhe në këtë mënyrë shikohet si një opsion mjaft i vlefshëm në Napoli.

Kujtojmë se Pioli ka kontratë të vlefshme me Milan deri në qershor të vitit 2025. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me stolin e Napolit, i cili aktualisht drejtohet nga Calzona Francesco.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga