Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Stavri Nica ngre ‘alarmin’ te Kukësi: Lojtarët e stolit s’kanë karakter dhe shpirt gare

Shkruar nga NEWSPORT
Stavri Nica ngre ‘alarmin’ te Kukësi: Lojtarët e stolit

Kukësi dhe Dinamo u ndanë në një barazim pa gola dhe ndajnë nga 1 pikë secila. Pas ndeshjes, trajneri i verilindorëve Stavri Nica dha intervistën e tij për MCN TV.

“S’mund të themi që Dinamo ishte skuadër e lehtë për t’u mundur. Renditja nuk thotë asgjë, kampionati është i gjatë dhe situata sa vjne e vështgirësohet. Dinamo ka kualitet dhe po përshtatet me trajnerin e ri. E uroj pasi ka bërë zgjedhjet e duhura duke ekuilibruar Dinamon. Kjo më ka shqetësuar për këtë ndeshje. Terreni bëri punën e vetë dhe parashikohej ky rezultat.

Pjesa e parë kishte grintë dhe shanse. Ndërrimet që bëra rezultuan negative me Rashitin dhe Carlos Rivas. Presim shumë nga ta në kualitet, por na zhgënjyen dhe skuadra ra.

Gjendja fizike? Shqetësuese, Kukësi nuk e ka luksin kur lojtarët mungojnë. Kalendari është i ngjeshur. Kryesorja është që lojtarët e stolit duhet të tregojnë karakter për të kapur formacionin. Kur ata ulin shpirtin e garës, kjo është për t’u parë.

Kur s’ke mundësi, futëm një djalë të ri në pozicionin e Salam dhe na e uli ritmin nga krahu. Një mundësi që pati për të shërbyer golin nuk e bëri. Lojtarët e ri kanë mungesa në zgjidhjen e situatave dhe do të vuash.

Ne pretendojmë fitore në fushën tonë, por ngelet për t’u zgjidhur problemet brenda ekipit ppër çështje karakteri e shpirt gare. Kjo skuadër duhet të plotësohet. Stoli nuk sakrifikon dhe kjo është pikëpyetje e madhe.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga