Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Starova i kënaqur, i qëndron besnik grupit të dy fazave të para dhe ka një falënderim special për presidentin Demi

Shkruar nga NEWSPORT
Starova i kënaqur, i qëndron besnik grupit të dy fazave të

Sulejman Starova ka folur pas ndeshjes me Gabalën, ku skuadra e tij arriti të fitonte me rezultatin 2-1. Trajneri i të kuqve deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Siç e thatë edhe ju, edhe miqësorja ka rëndësinë e vet. Si objektiv kryesor është loja, ndërsa rezultati në plan të dytë. Por, kur fiton të motivon në për t'u stërvitur sa më shumë. I dhamë mundësi të gjithëve lojtarëve për t'u aktivizuar. Jemi të kënaqur.

Skuadra ka dhe momente jo të mira që duhen përmirësuar, qoftë në frymën kolektive, apo në atë individuale. Ndeshja ishte mjaft e luftuar. I dhamë mundësi kundërshtarit që të na shënonte i pari. Goli i barazimit ishte aksion model. Ndërsa pjesën e dytë e pamë të gjithë që dominuam takimi.

Grupi që përballoi dy fazat është në një situatë që po ndihmohet nga presidenti Demi, ku me ardhjen e Bonifaces dhe Cetkoviç që jemi përmirësuar ndjeshëm. Sinjalin kundërshtatin e kanë që jemi të fortë, ndaj na kanë respektuar. Përveç kënaqësisë që kemi që lojtarët po stërviten mirë, edhe ndeshjet miqësore na kanë kënaqur shumë. Shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë", përfundoi Sulejman Starova pas ndeshjes miqësore që u zhvillua në Turqi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga