
Partizani do të luajë të enjten në transfertë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Afrimi i trajnerit Starova në krye të pankinës së të kuqve ka ndryshuar tërësisht atmosferën mes futbollistëve.
Tashmë të gjithë janë optimistë dhe të bindur se do të bëjnë maksimumin në këtë fazë të dytë të Superiores. Ndryshe nga sa është folur deri më sot, trajneri Starova nuk do t'i nxjerrë jashtë loje futbollistët e huaj të ardhur në merkaton e verës.
Newsport.al ka mësuar se tekniku i kuq, ndaj kurbinasve do të luajë me një skemë 4-3-3. Në këtë takim me gjasë do ta nisin si titullar La Camera dhe Adorjan, gjithashtu edhe Jasir Asani. Kësisoj 11-shja titullare e Partizanit kundër Laçit pritet të jetë:
Hoxha
Ibrahimi - Krasniqi - Malota - Kalari
Batha - La Camera - Trashi
Progni - Asani - Adorjan
[gallery columns="1" size="full" ids="169239"]