Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Starova i bindur për skuadrën e tij, zbulon edhe sekretin e kualifikimit

Shkruar nga NEWSPORT
Starova i bindur për skuadrën e tij, zbulon edhe sekretin e

Sulejman Starova, këshilltari i presidentit Gazment Demi, ka folur për takimin e sotëm të Partizanit, vetëm disa minuta para startit të takimit. Starova shprehet i bindur që skuadra e tij do të bëjë një ndeshje shumë të mirë, pasi ata luajnë në grup. Do të tentohet pse jo kualifikimi, pasi objektivi që kanë shkuar atje është të fitojnë takimin. Ndërkohë Starova ndalet të një fakt interesant, ku skuadra Austriake prej një viti nuk ka humbur në fushën e saj, por Partizani ndoshta do të thyejë këtë tabu.

" Do të jetë ndeshje e vështirë, por jo e pamundur për t'u kualifikuar. Ne kemi ardhur në këtë takim për fitore. Ky është objektivi jonë. Duam të bëjmë atë që bëmë në Budapest. Unë di diçka, lojtarët e Partizanit luajnë në grup, dhe shpirti i garës do të triumfojë. Salzburg është një skuadër e fortë dhe prej një viti nuk ka humbur në këtë stadium, por ne do të tentojmë ta thyejmë këtë tabu. Loja jonë do të jetë me ritëm të lartë, ku sa herë kundërshtari do të ketë topin ne do të bëjmë presing", përfundoi Sulejman Starova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga