
Stafi teknik i Tiranës, me në krye Ilir Dajën pret disa afrime lojtarësh në ekip, që përkojnë me fazën ofensive të skuadrës, pasi organika nuk është plotësuar.
Megjithëse bardheblutë kanë kryer një fazë përgatitore dy javore në Serbi, vijojnë aktualisht stërvitjen intensive, bie në sy mungesa e sulmuesvë në ekip. Trajneri Daja ka kërkuar nga presidenca afrimin e disa sulmuesvë cilësorë.
Në ditët në vazhdim pritet të ketë të reja në kampin bardheblu dhe kjo mund të jetë një "dhuratë" e presidencës për trajnerin, pasi vetëm në këtë mënyrë 24-herë kampionët e Shqipërisë do të mund të rivalizojnë fuqishëm në kampionat, për të bërë të tyrin titullin e 25-të.
Poll