
Korabi pritet të luajë në shtëpi më 21 janar kundër Laçit, datë në të cilën rifillon Superliga.
Ndeshja e parë e fazës së tretë e kampionatit, siç premtohet edhe drejtori sportiv i Korabit, Fehmi Mziu do ta gjejë ekipin dibran në stadiumin e Peshkopisë.
Punimet po kryen në të gjithë sektorët ku ky impiant sportiv e ka të nevojshëm që të përmirësohet dhe gjithçka do të jetë gati më datë 18 janar.
Për televizionin lokal "TV Dibra News", drejtori sportiv i Korabit, Fehmi Mziu shprehet: "Jemi endur nëpër stadiumet e Shqipërisë deri më sot, por tani do të luajmë në stadiumin tonë. Do të kemi 'lojtarin e 12-të', tifozërinë tonë. Bashkë me ta do të mundohemi me çdo kusht të mbijetojmë në Superligë. Falënderoj bashkinë e Peshkopisë që na ndihmoi me realizimin e rikonstruksionin e stadiumit. Gjithçka do të bëhet në kohë rekord".