
Superioria futet në fazën më kulmore teksa mbeten vetëm 9 ndeshjet e fundit për t’u luajtur. Gjithçka është ende e hapur, qoftë për titullin kampion, Europën apo dhe mbijetesën. Tirana synon vetëm titullin dhe aktualisht është dhëmbë për dhëmbë me Partizanin në kuotën e 47 pikëve.
Të hënën do të presin Kukësin në Elbasan Arena për javën e 28-të në orën 18:00 dhe fitorja është kusht. Nën drejtimin e Orges Shehit, ekipi ka zhvilluar seancën e rradhës stërvitore në Kompleksin Skënder Halili.
Mungesat janë të rëndësishme me Deliun që do të mungojë sërish ndërsa Patrick ka humbur sezonin. Megjithatë, bardheblutë do të shtyjnë për më shumë, siç e thonë vetë edhe në mbishkrimin e postimit të tyre në rrjete sociale të stërvitjes së sotme.