Kombëtarja shqiptare u njoh ditën e sotme me kundërshtarët që do të ketë në kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëria u shortua në grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Tashmë është zyrtarizuar edhe ndeshja e parë që Shqipëria do të luajë. Është pikërisht ajo kundër Anglisë më 21 mars të vitit 2025. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, do të startojë në orën 20:45, me orën në Shqipëri.
Diçka të tillë e ka bërë të ditur Federata Angleze e Futbollit. Kjo do të jetë ndeshja e parë edhe për trajnerin gjerman Thomas Tuchel në krye të “Tre Luanëve”.
Poll