Shqipëria dhe Spanja do të luajnë sonte në orën 21:00 takimin e fundit të tyre në grupin B. Spanja e ka siguruar kualifikimin si vend i parë, teksa Kombëtarja kuqezi shpreson te një rezultat pozitiv për të besuar.
Para ndeshjes foli Ylber Ramadani për Klan TV. Mesfushori do e nisë dhe këtë takim si titullar.
“Jemi përgatitur shumë mirë. Kemi dëgjuar fjalë që ato luajnë me ekipin e dytë, po ato nuk kanë të dytë. Do hyjmë në fushë me gjithçka për të marrë rezultatin që duam.
Ne jemi gati gjithë mesfusha. Jemi për të bërë gjithçka që është e mundur vetëm për të gëzuar shqiptarët anembanë. Duhet të mbajmë portën e paprekur sepse duam të fitojmë.
Sot nuk kemi dikë për të mbuluar 1 kundër 1, do jemi kompakt si me Kroacinë dhe besoj do ia dalim”, u shpreh Ramadani.